Popullaritet i Claudio Ranieri-t në Leicester ka arritur nivele të paimagjinueshme. Madje, ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të vjedhin një portret të teknikut të Leicester City nga “Cank Street Gallery” të qytezës, tashmë të famshme të East Midlands. Piktura ishte pjesë e një ekspozite që i dedikohej përrallës së “Dhelprave” dhe arritjes së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, që është mbyllur me triumfin e Leicester në Premier League. Piktura ka një vlerë prej 195 sterlinash, rreth 226 euro, dhe quhet “Claudio Rex Ratae” ose më saktë “Cluadio, mbreti i Leciester”, dhe është vjedhur korrikun e kaluar, siç ka bërë të ditur Dayle Flude, pronarja e galerisë, për “Leicester Mercury”. “Shpresoj akoma që të na e kthejnë, për këtë arsye nuk kam bërë denoncim në polici”, ka deklaruar zonja Flude. Ranieri, ndërkohë, mendon për ndeshjen e tij të ardhshme të kampionatit me Southampton, pas fitores të marrë kundër Porto-s në Champions League: “Për ne është e rëndësishme të tregojmë të njëjtin nivel përqendrimi që kemi pasur në kupë, nuk ka asnjë formulë magjike. Në kampionat nuk kemi luajtur mirë, në Champions kemi bërë paraqitje bindëse, tani duhet të gjejmë vazhdimësinë. Pres me padurim të përballemi me Southampton, i kam ndjekur në Europa League dhe luajnë shumë mirë”.
Leicester, vidhet portreti i Claudio Ranieri-t
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbetën në det pa karburant, Policia Kufitare e Durrësit shpëton dy turistë anglezë
Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Durrës-Vorë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Gjendet i pajetë 58-vjeçari në Ishëm, ja çfarë dyshohet
Goditen 2 tentativa për të kontrabanduar mallra përmes portit të Durrësit, arrestohet 50-vjeçari nga Shijaku





