Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, informoi se qeveria ka miratuar një marrëveshje që do të nënshkruhet të premten.
Sipas kësaj marrëveshje, shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente. Brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës.
“Marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Lajmi i mirë është edhe për shqiptarët në Kosovë që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara. Vendim i i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshje që do të nënshkruajmë”,- tha Çuçi.