Një grua katolike mund të dënohet me 5 vite burg në Indonezi pasi lejoi qenin që të vraponte brenda një xhamie.
Qentë konsiderohen si një kafshë e papastër nga myslimanët konservatorë. Ndër akuzat përfshihen edhe këpucët e gruas, të cilat janë një tjetër shenjë mosrespekti për xhaminë.
Kur hoxha i xhamisë e pyeti se çfarë feje i përket, ajo i thotë katolike para se ti thoshte se donte të martohej me burrin e saj në xhami.
Ndërkohë klerikët më të lartë të Islamit bënë thirrje për qetësi mes frikës se mund të shkaktojë zënka mes myslimanëve e katolikëve.





