3dhjetor 2015 – Arrestohet për korrupsion punonjësi i policisë në Shkodër. N/Komisar Ardian Çuli u prangos pas hetimit dymujor të kryer ndaj tij.
Hetimet kanë provuar se në disa raste, duke shpërdoruar detyrën, oficeri i policisë lejonte kundrejt përfitimit, shtetas të ndryshëm të prisnin dhe tregtonin drurët e pyjeve në mënyrë të kundraligjshme, bën të ditur policia e Shtetit. Për të u kërkua masa e sigurisë arrest me burg në gykatë.
/portali DurrësLajm/