Një burrë në Indi ka lejuar 7 shokët e tij që t’i përdhunojnë gruan. Arsyeja është sa shokuese edhe e tmerrshme! Në këmbim të parave për të blerë drogë!
Shtatë shokët e përdhunuan me radhë gruan 22-vjeçare dhe madje i bënë edhe fotografi nudo që i përdorën më vonë për ta shantazhuar.
Sipas “The Times of India”, burri dhe 7 shokët e tij në Punjab të Indisë janë të varur nga droga. Gruaja i tha policisë se bashkëshorti i saj, me të cilin u martua në moshën 15 vjeçe, ishte i varur nga droga.
Bashkëshorti është arrestuar nga policia pas denoncimit të ngjarjes së tmerrshme ndërsa janë shpallur në kërkim 7 shokët e tij.





