12tetor 2015 – Durrësi bëhet shënjestër e aksionit antiduhan. Ditën e djeshme, e cila përkoi me fundjavë, u zhvillua një aksion në disa lokale, duke zbuluar se pihej duhan në ambientet publike.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga Tirana, inspektorët kanë konstatuar se në 6 bare dhe restorante të Durrësit pihej duhan në kundërshtim me ligjit. Të gjitha këto biznese ndodhen përgjatë shëtitores “Taulantia”, buzë detit.

/portali DurresLajm/