Pas goditjeve të bujshme nga ana e SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë, tashmë është rradha e prokurorisë së Elbasanit.

Ndryshe nga vitet e fundit, gjatë 2021 në qarkun e Elbasanit kultivimi i kanabis është konstatuar se ka pasur përhapje masive në disa zona.

Të paktën 20 persona me detyra dhe funksione të ndryshme në polici dhe në pushtetin vendor janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e paligjshëm dhe janë identifikuar të gjithë personat përgjegjës për monitorimin e terrenit ku gjatë muajve të fundit janë asgjësuar disa parcela me kanabis.

Nga hetimi paraprak dyshohet se ka prova që trafikantët e lëndëve narkotike të kultivuara zona të ndryshme në shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit kanë pasur dhe kanë edhe mbështetje të njerëzve me pushtet.

Ndërkohë mbështetje e tyre në kultivimin e kanabis rezulton se janë edhe punonjës policie.