SHQIPERI – Lek Plepi është sigurisht një ndër “këngëtarët” më të çuditshëm, që kanë ekzistuar ndonjëherë dhe do të ekzistojnë në trojet shqiptare. Një “këngëtar” i cili arriti të siguronte famën vetëm në sajë të shakave që bënin shumë persona me të nëpërmjet disa rrjeteve sociale.

Kësaj radhe Lek Plepi, sipas Koha Ditore, vjen më një këngë nëpërmjet së cilës kërkon të tërheqë vëmendjen, pasi kjo këngë i kushtohet Rita Orës, këngëtares me origjinë shqiptare e cila po ngjit shkallët e suksesit mbarë botëror.

“Thank You Rita Ora” titullohet kënga e Lek Plepit, e cila duket si një shenjë falënderimi për Rita Orën për ardhjen në Shqipëri ditën e pavarësisë.