Vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dhënë fund beqarisë duke lidhur jetën me Eda Lundran. Ai ka zhvilluar një ceremoni luksoze në brigjet e Dhërmiut, pamjet e së cilës i kanë publikuar disa portale.
Por mesa duket, në dasmën e vëllait të Bashës (ku Basha ishte prezent padyshim), nuk ka shkuar gjithçka “vaj”. Kjo sepse policia ka njoftuar se një kamerier 39-vjeçar me emrin Argentin Hodajn, banues në Vlorë i ka marrë një personi në një dasmë plot 1000 euro.
Por a ndodhi kjo ngjarje në dasmën e vëllait të Bashës?
Sipas faqes “Lexo.al”, e cila i referohet disa burimeve të sigurta, vjedhja ka ndodhur pikërisht në dasmën e vëllait të Bashës dhe “viktimë” ka qenë vetë dhëndri, vëllai i kryeopozitarit Basha.
Sipas të njëjtës faqe, në çastet e arrestimit kamerieri ka pranuar faktin se ka vjedhur 1000 euro nga xhepi i xhaketës së (dhëndrit), vëllait të Lulzim Bashës dhe i ka thënë: “Na kanë vjedhur gjithë këto vjet, lekët e mia kam marrë”.
Nuk dihet ende sa i vërtetë është ky lajm, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë. Ndërkohë, që policia ka njoftuar zyrtarisht se vjedhja ka ndodhur në hotel “Splendor” në Dhërmi dhe hajduti i arrestuar është Argentin Hodaj, 39 vjeç.





