Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar ditën e djeshme, pasi akuzohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur një roje parkingu.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa shtetasi i arrestuar është me iniciale H.B., banues në Arapaj.
Ai akuzohet se i ka vjedhur një sasi lekësh dhe eurosh punonjësit të parkingut privat, të moshës 64 vjeç. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar pistoletën dhe sasinë e lekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 32, banues në fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 4, nën presionin e armës pistoletë lodër, i ka vjedhur nje shume lekesh dhe eurosh shtetasit Y.SH, vjeç 64 banues në Durrës, me punë roje parkingu. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe lekët. Neni 139 i Kodit Penal.





