SHBA, 1 prill 2013 – Pas vendimit të një kolegji në Kaliforni, për të hapur kurse pornografie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plasur polemikat.

Kjo iniciativë e kolegjit, “Pasadena City College” parashikon zhvillimin e leksioneve të mirëfillta që lidhen me pornografinë. 

Në programin mësimor përfshihen leksione me pornostaret më të njohura, për të interpretuar aspektet historike dhe sociologjike të këtij fenomeni dhe detyrat e shtëpisë për studentët janë: “Shikoni porno”. 

Hugo Schwyzer, profesori përgjegjës për kursin e leksioneve shpjegon se kjo është një mundësi e mirë për studentët, që të kuptojnë diçka më shumë në mënyrë intelektuale në lidhje me pornografinë, që siç shprehet ai, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën e tyre. 

Sipas profesorit, në leksione nuk shfaqen video pornografike, pasi kjo është një detyrë shtëpie. Pavarësisht vendimit, prindërit e studentëve dhe profesorët e tjerë shprehen kundër zhvillimit të këtyre leksioneve.