5 mars 2014 – Monedha europiane këtë javë ka humbur pikë kundrejt monedhës vendase lekut.

Kështu në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjencive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 139.6 lekë, ndërsa një javë më parë është tregtuar 140.1 lekë.

Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.1 lekë, ndërsa një javë më parë është treguar me 140.6 duke humbur pikë ndaj lekut. Ndërkohë dollari amerikan këtë javë është blerë me 101.6 nga 101.8 lekë lekë që tregtohej një javë më parë.

Monedha amerikane është shitur me 102.2 lekë ndërsa një javë më parë është tregtuar me 102.4 lekë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.