Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6 lekë  dhe euro me 96.76.

Megjithatë banka e Shqipërisë konstaton se lëvizjet janë shumë më të lehta krahasuar me dy vitet e fundit  pare ku monedhat e huaja u zhvlerësuan menjëherë.

Në terma vjetorë, forcimi i Lekut është ngushtuar më tej në tremujorin e dytë, duke zbritur në 2.3%, nga 4.7% në tremujorin e parë të vitit.

Madje institucioni qëndror financiar shprehet se situate nisi më vonë dhe ka qenë më i përmbajtur.

Deri në tre javët e para të muajit korrik, masa e forcimit të Lekut kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar ishte vetëm 0.6% krahasuar me 10.2% që shënonte përkatësisht në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 2023.

Paralelisht me to, vëllimet e tregtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë.

Po ashtu banka shton se dhe rritja e investimeve të huaja ka qenë në të njëjtin trend rritës si tre mujori I parë.

Ndërkaq ekspertët shtojnë se ndikimin më të fortë në mbiccmimin e lekut e  ka sezoni turistik kur ka një fluks në rritje të pushuesve të huaj.

Ndërkaq dhe rënia e ccmimeve në tregjet e huaja ka bërë që të ketë dhe nëj stabilitet në vlerën e mallrave të importit në shqipëri