ITALI – Një tërmet me fuqi 4.8 ballë ka shkundur Italinë Veriore duke detyruar disa banorë të dalin në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte 15.5 km në thellësi 35 km në veri të qytetit Luca. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Milano dhe Firence, raportojnë mediat italiane. Nuk ra raporte për dëme materiale apo të lënduar
Instituti Kombëtar Gjeologjik bën të ditur se lëkundjet janë shënuar në orën 15:48 me epiqendër në Garfagnana. Italia është një vend që goditet shpesh nga tërmetet. Majin e kaluar nga një tërmet në veri humbën jetën 20 persona. Ndërsa një tërmet i fuqishëm në L’Aquila në vitin 2009 shkaktoi 300 viktima.