Një tërmet më magnitudë 4.7 është regjistruar mëngjesin e së martës në orën 5:11 në zonën e Maceratas në Itali, e njohur tashmë për tronditjet e forta e të shpeshta të tokës.

Thellësia e tërmetit është llogaritur në 9 km dhe ai është ndjerë fort edhe në Umbria. Corriere Della Sera shkruan se nga tërmeti nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Tërmeti me magnitudë 4.7 ballë është shoqëruar dhe nga të paktën 10 lëkundje të tjera më të vogla, çka ka bërë që shumë banorë të lënë shtëpitë e tyre për të qëndruar në zona më të sigurta.

Ndërkohë, në  Pieve Torina, kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave. “Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë.