Greqia është goditur pasditen e sotme nga një tërmet i fortë. Lëkundjet janë regjistruar në ishullin e Kretës rreth orës 18:02 me orën lokale.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ka qenë 13 km.
Kujtojmë se Kreta u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Ende nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale.





