IRAN, 16 prill 2013 – Një tërmet 7,8 ballë i shkallës Rihter goditi juglindjen e Iranit. Epiqendra e luhatjeve të fuqishme të tokës ishte 86 kilometra nga qyteti i Khashit, shumë pranë kufirit me Pakistanin.
Bilanci fillestar i publikuar nga mediat iraniane është rreth 81 të vdekur, ndërsa qindra është numri i të lënduarve. Për shkak të kaosit të krijuar, qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa frika për rritjen e bilancit të viktimave shtohet vazhdimisht.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike, sipas institutit amerikan të gjeofizikës, është regjistruar në një zonë që njihet për aktivitet të lartë sizmik.
Lëkundjet janë ndjerë në mbarë rajonin e Gjirit Persik dhe në Lindjen e Mesme, madje ka raporte sipas të cilave, deri edhe ndërtesat e larta të kryeqytetit indian, Nju Delhi janë luhatur.
Tërmeti gati 8 ballësh vjen vetëm 6 ditë pas atij që goditi zonën jug-perëndimore të vendit në 10 prill, duke vrarë 37 vetë e duke plagosur 850 të tjerë.





