Rikthehen lëkundjet sizmike në Durrës. Paraditen e kësaj të shtune, një tërmet, fatmirësisht me manjitudë të ulët, është regjistruar në zonën e Hamallajt.
Sipas IGJEUM, lëkundja sizmike me manjitudë 1.9 ka ndodhur në orën 10.31 dhe ka pasur thellësi 15.5 km.
Kujtojmë se Hamallaj ishte një nga zonat ku u regjistruan dëmtime shtëpish, pas tërmetit 5.1 ballë të datës 4 korrik.
Që nga ky tërmet, përgjatë muajve korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit, toka në qarkun e Durrësit ka vijuar të lëkundet sistematikisht, por pjesa më e madhe e tërmeteve kanë qenë të lehtë dhe mund të vijojnë të konsiderohen si pas lëkundje të tërmetit të fuqishëm të 4 korrikut.





