Një lëkundje sizmike 2.9 ballë ka tronditur rajonin e Aquila-s në orët e vona të së martës.
Sipas Institutit italian të Sizmiologjisë, tërmeti është regjistruar rreth orës 23.22, në thellësinë 9 km.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëme materiale.
Siç raportojnë mediet italiane, edhe pse të frikësuar njerëzit nuk kanë dalë në rrugë, kjo edhe për shkak të temperaturave shumë të ulta.
Lëkundja sizmike u regjistrua në një zonë e cila ende nuk ka harruar pasojat shkatërrimtare të tërmeteve të mëparshme.