SARANDE – Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme rreth orës 09:00, në Sarandë dhe në pjesën e bregdetit të jugut.
Ende nuk ka të dhëna për shkallën e tërmetit, ndërkohë që mendohet se epiqendra ka qenë në detin Jon.
Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët, në Sarandë dhe Ksamil, të cilët kanë dalë jashtë, pasi tërmeti ka zgjatur disa sekonda.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar e as dëme dëme materiale. Ndërkohë sipas mediave greke, tërmeti është ndjerë edhe në Korfuz.





