Qyteti i Korçës është tronditur përsëri nga lëkundje të forta tërmeti.

Mësohet se tërmeti i rënë ditën e sotme në Korçë ka  pasur magnitudë 3.9, ndërsa epiqendra e tij është regjistruar 14 km nga Korça, me një thellësi 2 km.

Pak javë më parë, Korça u trondit nga një sëri tërmetesh që u shoqëruan edhe me dëme të shumta materiale, por edhe persona të plagosur.

Qytetarët u detyruan që të flinin në çadrat e ushtrisë, pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.