TIRANË, 3 qershor 2013 –Rrjeti Sizmologjik Shqiptar dhe ai ndërkombëtar kanë regjistruar lëkundje të lehta mbrapa malit të Dajtit, në territorin e komunës me të njëjti emër të qarkut të Tiranës, pikërisht në fshatin e Shkallës.
Tërmeti ka ndodhur në mëngjesin e 3 qershorit 2013, ora 6:35:21 (koha lokale e Shqipërisë) në Shkallë, 9 km në lindje të kryeqytetit në vijë ajrore (koordinatat 41.34°N, 19.97°E).
Ngjarja sizmike me magnitudë 2.8 e ka pasur epiqendrën në thellësinë 11 km.
Info
Qarku i Tiranës ka 24 komuna me gjithsej 219 fshatra.
Një nga këto njësi administrative është dhe komuna e Dajtit, e cila përfshin 13 fshatra: Linzë, Shishtufinë, Tujan, Brrar, Ferraj, Priskë e Madhe, Surrel, Lanabregas, Shkallë, Qafmollë, Darshen, Selbë, Murt.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





