TIRANË, 12 korrik 2013 – Tërmet i lehtë dhe në afërsi të fshatit Skavicë, pjesë e komunës së Ujmishtit në qarkun e Kukësit, aty ku po ndërtohet hidrocentrali i Skavicës i financuar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare.
Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se ka regjistruar lëkundje të lehta toke më 12 korrik 2013 ora 2:28:22 GMT ose 4:28:22 (koha e Shqipërisë) në Skavicë, 17 km në vijë ajrore në jug të qytetit Kukësit, me forcë M=2.4, epiqendër në thellësinë 7 km (shih etiketën në hartën e parë).
Është lokalizuar nga aparaturat në koordinatat 41.91°N, 20.34°E, në një majë prapa Drinit të Zi në fshatin Skavicë, afër vendit të HEC-it të shumëdiskutuar qysh në vitet 1980 (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).
Por struktura shkëmbore, forca e lehtë dhe epiqendra në thellësi të madhe, ka bërë që ngjarja sizmike të mos ndjehet nga banorët dhe për këtë arsye nuk ka njoftime zyrtare për viktima e dëme materiale.
Info/
Skavica është një fshat i komunës së Ujmishtit në jugperëndim të Kukësit me qendër fshatin me të njëjtin emër, që shtrihet në të dy anët luginës së Drinit të Zi dhe përbëhet nga 7 fshatra: Lusën, Resk, Malqene, Ujmisht, Zall-Lusën, Skavicë dhe Tejdrinë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





