Shumë viktima, të tjerë të mbetur nën rrënoja dhe zona që nuk janë më. Ky është vetëm bilanci paraprak i pasojave që la pas vala e tërmeteve të fuqishme që goditën Italinë qendrore.

Eshtë rënduar edhe më tej bilanci i tërmetit tragjik në Itali. Deri më tani raportohen 250 të vdekur dhe 369 të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se ka pasur lëkundje të tjera tërmeti në Amatrice dhe Accumoli. Lekundjet jane ndjere te forta, teksa thuhet se kane qene me magnitude 4.3 balle.