Një tërmet me magnitudë 3.8 Rihter është regjistruar para pak minutash në Qafë Murrë, mes Dibrës e Matit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë e Dibër.

Mësohet se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në fshatin Qaf Murrë të Njësisë Administrative Selishtë në Bashkinë e Dibrës, fshat i cili ndodhet ngjitur me fshatin Vig të Matit.

Lëkundjet kanë qenë të ndjeshme në thellësi 15 kilometra, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme në banesa.

Bashkitë Dibër e Mat kanë nisur mbledhjen e të dhënave nga banorët e fshatrave afër epiqendrës së tërmetit, ndërsa deri tani nuk ka më shumë të dhëna.