Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së enjtes rreth orës 06:32, në Elbasan. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet u regjistruan në qendër Elbasan me thellësi 5 kilometër nga toka.

Nuk ka njoftim për dëme materiale, ndërsa lëkundjet e para u pasuan edhe nga një tjetër me magnitudë më të ulët, 3.6 e shkallës Rihter.