Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Kretën këtë të premte.

Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 11:00.

Sipas Institutit Gjeodinamik Mesdhetar epiqendra e tërmetit është regjistruar 27 kilometra në perëndim të Prevezës. Thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra. Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur dëme.