Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur aktivitet të shtuar sizmik.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në katet e sipërme të ndërtesave në Tiranë duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Mësohet se tërmeti pati magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.