Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Tiranë dhe zonat përreth. Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 3.2, me thellesi 10 km dhe ishte 2.1 km nga Kruja.
Ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në orën 17:25 minuta 18 km larg nga Tirana dhe 15 km larg nga Kruja.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale.