TIRANË, 16 korrik 2013 – Tërmeti i lehtë godet malet në veri të Dragobisë.

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar në skajin më verior të Shqipërisë, në kufirin me Malin e Zi, lëkundje toke; ato janë ndier në mesnatë, ora 0:31:08 GMT të datës 15 korrik 2013 ose ora 2:31:08 (koha e Shqipërisë) të 16 korrikut 2013, me forcë M=2.6, epiqendra në thellësinë 7 km (shih etiketën në hartën e parë).

Sipas departamentit të sizmologjisë të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës, ngjarja sizmike është lokalizuar 11 km në vijë ajrore në veri të qytetit Bajram Curri, në skajin e rrethit të Tiranës në malet e komunës së Margegajt, midis Çeremit dhe Bradoshnicës, në koordinatat 42.48°N, 20.06°E (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale.

Info/

Komuna e Margegajt ka nën juridiksion fshatrat Margegaj, Fushë-Lum, Koçanaj, Shoshan, Lagje e Paqës, Bradoshnicë, Dragobi, Çerem, Valbonë, Rragam.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/