Pas lajmit se muret e Kuvendit mund të jenë dëmtuar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit, ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu.
Shehu shkruan në Facebook se tërmeti preku Kuvendit e jo Teatrin për të cilin disa ‘specialistë’ deklaruan se mezi po qëndron në këmbë.
“Kur as ky tërmet nuk e dëmtoi dot, Rama jo dhe jo!!!”, përfundon reagimi i deputetit.
STATUSI I PLOTË
Më thonë që janë dëmtuar muret e disa ambienteve në zyrat e Kuvendit nga tërmeti. Ndërsa godina e Teatrit asgjë, krejt OK. Edhe pastaj dalin disa ‘specialistë’ e deklarojnë se mezi po qëndron në këmbë! Kur as ky tërmet nuk e dëmtoi dot, Rama jo dhe jo!!!





