Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjete sociale se nga dita e sotme janë instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit për të kuptuar shkaqet e tërmetit të 26 nëntorit.
“Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri, Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe”- shkruan ambasada gjermane.
Selia diplomatike e Gjermanisë në vendin tonë nënvizon gjithashtu se “kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012 – në kohë të vështira si ato aktualet ne ndihmojmë njëri-tjetrin!”





