Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.
Ekspertët e "AgroWeb.org" tregojnë se shtresa e jashtme e lëkurës së qepës përmban sasi të mëdha antioksidantësh që promovojnë mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet.
Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.
Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.
Kërkimet e AgroWeb.org konfirmojnë se shtresa e jashtme e qepës është shumë e pasur me flavonoidë dhe kuercetinë, dy flavonoidë të rëndësishëm dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.
Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.
Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.
Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.
Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.
Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut, por edhe inflamacionin.
Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.
Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.
Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.
Fuqia e lëkurës së qepës
Kuercetina te lëkura e qepës ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrënia e qepës ul rrezikun e:
• Sëmundjeve të zemrës • Tumoreve të zorrës së trashë • Mbipeshës • Diabetit të tipit 2 • Problemeve gastrointestinale
Lëkura e qepës lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe shërben si antioksidant.
Si të përgatisni çajin me lëkurën e qepës
Lëkura e qepës është detoksifikuese dhe mund të konsumohet si çaj.
Receta:
• Qëroni qepën dhe lëkurat vendosini në një kavanoz
• Mbusheni me ujë dhe lëreni kavanozin në frigorifer për 12 orë.
• Lëkurat do të lëshojnë ushqyesit në ujë.
• Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.
• Pijeni përpara fjetjes./AgroWeb.org