26shtator 2015 – Nuk e dinim që bananes i hahet lëkura, madje ka shumë më tepër vlera se vetë fruti. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Amerikë ndodh kjo. Ndërsa në vende të tjera, si për shembull India, po i zbulohen vlerat edhe lëkurës së bananes. Ndryshe nga fruti, i cili është i butë dhe i ëmbël, lëkura ka shije lehtazi të hidhur, si dhe e thatë. Një nga mënyrat për ta konsumuar më mirë është nëse e skuq lëkurën apo e zien për gati 10 minuta.

Vlerat ushqimore në një banane

12% të fibrave ditore, çka ndihmon në tretje dhe uljen e rrezikut nga diabeti

17% të vitaminës C, e rëndësishme për sistemin imunitar

20 % vitaminë B-6, e cila ndihmon trupin për të shndërruar ushqimin në energji

12% potasium, që ndihmon në zhvillimin e qelizave 

8% magnez, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë trupore dhe rregullimin e glukozës dhe presionin e gjakut

Por, nëse hahet edhe lëkura bashkë me bananen, atëherë vlerat ushqimore do të jenë disa herë më të larta. Nutricionistët në SHBA thonë se, lëkura përmban nivele të larta të vitaminave B6 dhe B12, po aq sa dhe magnezi dhe potasium, fibra e proteina.

Dhe mos harroni, duke ngrënë lëkurat e bananes mbrohet edhe mjedisi…

/portali DurresLajm/