Në lëkurën e mollës ka disa substanca të veçanta, të cilat parandalojnë dobësimin e muskujve te të moshuarit: më saktësisht, acidi ursolik është në gjendje të reduktojë dhe të ngadalësojë procesin e plakjes në rrjedhën e vetëm dy muajve.
Lëkura e mollës, ashtu si ajo e domates, përmban të mira kimike natyrale, të cilat “u premtojnë” kësaj pjese të madhe të popullsisë të qëndrojnë aktivë dhe dinamikë për një kohë të gjatë.
Sipas rezultateve të ekspertëve, acidi urselik dhe tomatidina janë në gjendje jo vetëm të “rinojnë” muskujt, por edhe të rrisin sasinë e masës së tyre me 30%, vetëm në dy muaj.
Ndaj, nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.
Këtu janë disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:
-Detoksifikon mëlçinë tuaj
-Ul nivelin e kolesterolit të keq
-Është plot me pektin kështu që do t’ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë.
– Ndihmon kundër pagjumësisë.
-Ul ethet
-Lufton kapsllëkun dhe diarenë