Duhet të dini që çdo lloj lëkure ka nevojë për hidratim dhe është i gabuar koncepti se vetëm lëkura e thatë duhet hidratuar.
Edhe një lëkurë ekstremisht e yndyrshme mund të jetë e dehidratuar, pasi hidratimi nuk ka lidhje me yndyrën.
Pavarësisht llojit të lëkurës, qelizat tuaja mund të kenë mungesë uji dhe kjo bën që lëkura të duket e pajetë dhe jo e bukur nga ana estetike.
Megjithatë, ndodh shpesh që të ngatërrojmë lëkurën e thatë me atë të dehidratuar duke bërë kështu që të përdorim produktet e gabuara dhe duke e përkeqësuar më shumë gjendjen.
Si ta dalloni nëse keni lëkurë të thatë apo të dehidratuar?
Lëkura e thatë:
-Ka mungesë sebumi dhe vajrash natyralë.
-Është një lloj lëkure
-Shkaktohet nga gjendrat dhjamore jo aktive
-Mund të shkaktohet nga keqfunksionimi i gjendrës tiroide
-Mund të rregullohet duke përdorur kremëra që janë posaçërisht për lëkurë të thatë
Lëkura e dehidratuar
-Ka mungesë uji
-Është gjendje e lëkurës
-Trupi humbet më shumë ujë sesa pini
-Mund të lidhet me humbjen e ujit gjatë urinimit ose me djersitjen e tepruar gjatë aktivitetit fizik.
-Mund të rregullohet me ndryshimin e mënyrës së jetesës, dietës etj.