Nijaz Lena është zyrtarisht i Teutës, ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të jetë lideri i një skuadre të rinovuar dhe me moshë mesatare mjaft të re.Mesfushori i njohur ka ka shpjeguar arsyen që ka zgjedhur të vazhdojë me Teutën: “Nuk e pata të vështirë të vendosja për të zgjedhur Teutën. Më ofruan një kontratë dy-vjeçare me kushte shumë të favorshme dhe me presidentin që kanë durrsakët besoj se është shumë e thjeshtë të gjesh gjuhën për të punuar sa më lehtë në sport.”Lena vjen nga një sezon i shkëlqyer në Kukës, ku fitoi titullin, por këtë verë ka preferuar të kthehet në bregdet, aty ku siguroi kualifikimin në kupat e Europës në sezonin 2015/2016: “Herën e fundit u renditëm të katërtët, tashmë synimi ynë është për më lart, që të rivalizojmë me 3 skuadrat kryesore. Nuk është e thjeshtë pasi dhe ekipet e tjera janë përforcuar por ne kemi besim se mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë duke mos ju trembur askujt.”