Dy persona të identifikuar si B. Fusha 25 vjeç dhe E. Baqoshi 30 vjeç janë arrestuar, pasi iu gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në aksin rrugor Tapizë-Kamzë në automjetin me drejtues Fushën dhe me pasagjer Baqoshin u konstatuan fara kanabisi dhe arma.
Në operacionin policor të koduar “Speed”, u sekuestruan një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





