Një shpërthim tritoli është regjistruar në një lokal në Lungomaren e Vlorës mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, kur është dëgjuar një shpërthim i fortë.

Në verandën e lokalit është vendos një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale. Orenditë dhe xhamat janë dëmtuar.

Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur lënde plasëse në drejtim të lokalit dhe për pasojë janë thyer xhamat.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.