Në minierën e kromit në zonën e Bulqizës, gjatë punës në galeri, janë dëmtuar shtetasit A.S, dhe Sh.S.
Shtetasit janë dërguar me helikopter, për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Tiranë dhe nga burime të brendshme spitalore bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





