Flori Mumajesi duke se do t’i mungojë publikut nëpër koncertet e tij në Shqipëri dhe jo vetëm. Vetë këngëtari në një postim në Instagram ka njoftuar se të paktën për 6 javë nuk do të jetë në gjendje të performojë për fansat.
Flori bën me dije se për shkak të dhimbjes në kraharor, duhet të bëjë një periudhë pauze për t’u rikuperuar.
“Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.
Postimi i plotë i këngëtarit në Instagram
“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert. Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit… Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet… Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet! Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim! Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”.





