Në ditët e sotme, shumica e njerëzve janë duke u përpjekur të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm përmes lëngjeve detoksifikuese, të cilat ndihmojnë në pastrimin e trupit. Lëngjet detoksifikuese janë të përbëra nga perime dhe fruta natyrale të cilat i shtrydhni bashkë dhe i merrni në formë të lëngshme. Konsumimi i vetëm lëngjeve detoksifikuese për 3 deri në 7 ditë mundëson disa përfitime shëndetësore:
Rënie në peshë shpejt:lëngjet e perimeve dhe frutave të freskëta ju japin të gjitha vitaminat dhe mineralet e domosdoshme dhe nëse zëvëndësoni një vakt, mëngjesin ose darkën dhe një lëng të freskët, ju do të bini shpejt dhe shëndetshëm në peshë.
Ju bëjnë të ndiheni mirë: pas konsumimit të një lëngu detoksifikues, të përgatitur vetë ju do të ndiheni më me energji dhe mirë. Në këtë mënyrë ju do të keni reduktuar futjen e tepërt të sheqernave në trup, ushqimet e papërpunuara dhe elementët e dëmshëm që gjenden në pijet e tjera të konservuara.
Trupi do t’i rezistojë ndryshimit: edhe pse trupi i njeriut ka nevojë për konsumim ushqimi, ai mund të mbijetojë disa ditë edhe vetëm me lëngje, madje shumë mirë! Pas ditës së parë ose të dytë do të ndiheni të uritur dhe të lodhur, por do t’ju kalojë. Nivelet e energjisë do të rriten me kalimin e orëve dhe ditëve.
Lehtësojnë kapsllëkun: frutat e perimet janë të pasura me fibra, prandaj njerëzit që kanë probleme me kapsllëkun, tretjen dhe stomakun do të ndihen shumë mirë pasi të konsumojnë këto lëngje detoksifikuese.
Lëngjet detoksifikuese mund të përgatiten shumë lehtë. Bëni kombinime të ndryshme frutash dhe perimesh, për shembull panxhar, kastravec, mollë, xhinxher shtojini pak ujë dhe futini në blender. Lëngu do të jetë i gatshëm për pak minuta. Lëngjet e përbëra nga perimet me gjethe jeshile janë shumë të mira gjithashtu.