7 janar 2014 – Hudhra eshtë njohur nga greket dhe egjiptianet e lashtë, si ushqimi me i mirë kurues. Hudhra mund te luftojë nje sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj.
Hudhra eshtë nje prej produkteve më te pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminën C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 % insuline. Ajo eshtë e pasur ne kripera të kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu perdorimi i hudhres ka vlera te pakrahasueshme ne uljen e kolesterolit ne gjak. Nga studimet e bera në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlere te larte te kolesterolit, dhe perdoren çdo dite 6 thelpinj hudhre, u arrit se vlera e yndyres ne gjak u ul me 58 %.
Lëngu i hudhres gjithashtu, jep nje ndihme te madhe edhe ne rikthimin e flokut te humbur. Pasi behet shtypja e mire e hudhres, me lengun e perftuar behet masazh rreth 3 minuta ne vendin ku ka rene floku. Mbahet ashtu per 30 minuta dhe me pas koka lahet mire, deri sa te largohet era e rende e hudhres. Ky veprim behet nje here ne jave deri ne shfaqjen e rezultateve pozitive.
Nje tjeter studim ka treguar se njerezit, që hanë hudher çdo ditë, mund te jetojne me gjate. Studimi eshte bere nga dietologe holandeze dhe tregon se keta njerez mund te jetojne 6 vjet me shume se te tjeret, qe s’e konsumojne kete produkt. Vlerat e hudhres gjenden si ne perdorimin e saj te njome ashtu edhe te thate. Per ata qe vuajne nga hipertensioni, do t’u mjaftonte te hanin nje thelb hudhre dhe shume, shpejt do ta ndiejne serish mire veten. Por nuk rekomandohet qe hudhra te perdoret nga njerez, qe e kane tensionin e ulet, pasi do te keqesonin shendetin e tyre. Ajo ndihmon edhe ne qarkullimin ne menyre te rregullt te gjakut. Mjeket rekomandojne 2 thelpinj hudhre ne dite. Nje studim i kryer nga studiues amerikane provoi se perberesit e hudhres mund te shkaterrojne 14 lloje te ndryshme bakteresh.





