Vështirë të gjesh dikë që nuk i preferon agrumet me një shije të thellë, të thartë e të ëmbël në të njëjtën kohë. Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imuntar, që na ndihmon të luftojmë të ftohtin dhe gripin.
Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Athtësia e limonëve të verdhë dhe atyre të gjelbër është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes. Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.
Përbërësit:
2 mandarina
1 limon i madh jeshil
1 limon i verdhë
2 kërcenj selinoje
4 gjethe spinaqi
Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi:
-Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm
-Qëroni mandarinat dhe limonët
-Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre
Produkte të tjera zëvëndësuese
-Mandarinën mund ta zëvëndësoni me portokallin ose karrotën
-Limonin jeshil dhe të verdhë mund ta këmbeni me qitron
-Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël, majdanoz apo rrënjë selinoje
-Spinaqin mund ta zëvëndësoni me marulen ose pazinë.