Kandidatja e PD-së për Tiranën, Grida Duma, në studion e “Dritare me Rudinën”, në “Vizion Plus”, ka treguar se pse u mor vendimi për lënin jashtë listës së PD-së, të Jozefina Topallit.

“Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96-n kur disa prej ish-themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite.

Duhet thënë që Kontributi ka qenë i gjatë i vyer prej 21 vitesh deputete, 8 nënkryetare parlamenti dhe 8 kryetare parlamenti, ajo hyri në PD kur themeluesit si Imami sapo ishin larguar dhe përballoi opozitën pa themeluesit.

Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të kishte as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikën shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës, por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, tha Duma.

Duma ka folur më tej edhe për akuzat që Topalli bëri kundër Bashës, në daljen në konferencë për shtyp, së bashku me Arben Imamin.

“Është vendim personal. PD ka individualitet dhe është karakteristikë e kësaj partie. Duhet të bëjmë një analizë tjetër për PD-në. Është një parti e re ,në krahasim me PS-në dhe është nën kritika. Por për mua rrënjët i ka 100 e ca vjeçare, për sa i përket shtresave sociale”, tha Duma.