7 shkurt 2015 –  Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, këndon himnin shqiptar para lojtarëve të skuadrës së tij, Renës. Videoja e publikuar në faqen zyrtare të kosovarit në “Facebook” ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në fakt, sipas një tradite që ekziston në klubin francez, para çdo darke të skuadrës, secilit lojtar i duhet të këndojë nga një këngë. Mesfushori kuqezi ka zgjedhur të këndojë himnin kombëtar.

“Në skuadër është rregull që lojtarët e rinj të këndojnë ndonjë këngë. Dhe me kënaqësi e pranova këtë sfidë, teksa këndova himnin më të bukur në botë, atë të Shqipërisë”, shkroi Lenjani në postimin që bëri në “Facebook”. Në videon që qarkullon, Lenjani shihet se si këndon para darkës me bashkëlojtarët, teksa merr edhe duartrokitje për këndimin që bëri.