Inter Miami është shumë pranë kualifikimit në raundin tjetër të Botërorit për Klubet pas fitores 2-1 ndaj Portos. 

Portugezët shënuan të parët me 11-metërsh, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, por skuadra amerikane arriti të barazonte me nisjen e pjesës së dytë.

Më pas, për përmbysjen u desh klasi i lartë i superyllit të Inter Miamit. Leo Messi është gjithmonë Leo Messi, edhe pse është 38 vjeç dhe luan me një skuadër që nuk është në nivelet që ai është mësuar. 

Një ekzekutim mjeshtëror i një goditjeje dënimi nga argjentinasi prodhoi golin e fitores për amerikanët, të cilëve iu duhet vetëm një barazim me Palmeiras për t’u kualifikuar.