Itali, 11 mars 2014– Leon Tasha, 30 vjeç u arrestua nga karabinierët e Provincës së Kazertës, qytezw e Marcianzos, të hënën në mëngjes. Ai pretendoi se ishte turist, por nga hetimet e karabinierëve rezultoi se kishte disa precedentë për vepra penale kundra pronës, sidomos vjedhje banesash. Kishte edhe një vendim gjyqësor të vitit 2007, që e dënonte me 20 muaj burg dhe dëbim nga Italia. Në pesë raste të ndryshme Tasha u kishte treguar autoriteteve italiane identitete dhe dokumenta identifikimi (pasaportë biometrike, kartë identiteti apo patentw makine) të ndryshme, të gjitha të fallsifikuara. Ai pas arrestimit u dërgua në burgun e Maria Kapua Vetere-s.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





