DURRËS, 13 nëntor 2014–  Leonard Lucaj, 22 vjeç dhe Denis Basha, 21 vjeç, pasi hanë darkë në një piceri në lagjen San Konkordia (Concordia) të qytetit të Lukës tentojnë të vjedhin apartamentin sipër picerisë. Policët arrestojnë rreth orës 11:30 të natës së të mërkurës, 12 nëntor 2014 Denis Bashën, ndërsa po futej për të vjedhur apartamentin në fjalë. Njëkohësisht u arrestua edhe laciani Leonard Lucaj, që bënte roje aty pranë. Një person i tretë mundi të largohej me vrap, por policia e ka  identifikuar nga filmimet e telekamerave të një lokali aty pranë. Banda kishte rënë në sy të policisë, që në 5 nëntor, kur kishte kryer disa vjedhje nga Luka deri në në qytetin e Montekatinit.Policia po heton edhe një përfshirje të mundshme në këto vjedhje të Roxana Filip, një vajzë e  re rumune.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/