Leonard Olli ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Dorëheqjen ai e konfirmoi edhe në një prononcim për Panorama teksa shtoi se për shkak të disa angazhimeve personale nuk mund ta drejtonte dot më grupin e këshilltarëve.
Duke nisur nga dita e sotme, grupin e këshilltarëve demokratë do ta drejtojë Kreshnik Çollaku, kreu i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD.





